` . Anëtarët e Rijasetit padisin përpiluesin e procesverbalit të falsifikuar (Video) - TV-SHENJA

Anëtarët e Rijasetit padisin përpiluesin e procesverbalit të falsifikuar (Video)

Bashkësia Fetare Islame ka analizuar dokumentacionin mbi të cilin është sjellë vendimi gjyqësor i Gjykatëses Suzana Donçevska kundër Bashkësisë Fetare Islame. Pas analizimit ata nëpërmjet një komunikate kanë publikuar fotografitë e dokumenteve dhe kanë sqaruar se në atë dokumentacion shihet qartë mashtrimi dhe falsifikimi siç e cilësojnë ata tendencioz, ndaj popullatës muslimane në vend dhe ndaj institucionit fetar islam mbi 600 vjeçar në RMV.

Në fotografinë e parë, sipas BFI-së, në anën e majtë është vula aktuale e BFI në RMV, ndërsa në të djathtë, vula me të cilën janë vulosur dokumentet e falsifikuara, në rastin konkret, Dorëzimi i dorëheqjes së parevokueshme të Reisul Ulemasë. Që në shikim të parë shihet se Libri Ikre në mes të vulës është më i madh tek origjinali, sesa në vulën e përdorur nga, siç thuhet në komunikatë, falsifikatorët keqbërës.

BFI paraqet po atë dokument, siç thonë ata, të falsifikuar, me të cilin, siç theksohet në komunikatë, mashtruesit pretendojnë ta paraqesin dorëheqjen e Reisul Ulemasë. Në pikat me numra të kuq, sqarohen të gjitha detajet me çka vërtetohet falsifikimi:

  1. Memorandumi mbi të cilin është falsifikuar ky dokument është i vjetër e që në vitin 2015, BFI e RMV nuk e përdor më.
  2. Vula e falsifikuar
  3. Nënshkrimi i falsifikuar i Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi.
  4. Ueb faqja e vjetër www.bim.org.mk, e cila nga viti 2014 nuk përdoret më. Ndërsa ueb faqja aktuale e BFI-së është www.bim.mk
  5. E-maill adresa inekzistente e BFI: bim@bim.org.mk, ndërsa adresa aktuale e BFI, tash e katër vite është rijaseti.bfi@gmail.com
  6. Numri i regjistruar në librin zyrtar nuk ekziston (numër imagjinar që nuk përputhet me numrat e regjistrit)
  7. Dorëheqja e Reisul Ulemasë së BFI nuk deponohet me memorandum zyrtar dhe nuk vuloset me vulë zyrtare. Ai është akt personal dhe si i tillë deponohet vetëm me nënshkrimin e Reisit.

FOTOGRAFIA 3

Publikohet poashtu proces verbali nga mbledhja e jashtëzakonshme e Rijasetit të BFI, për të cilën siç thonë nga BFI është e falsifikuar apo mbledhje imagjinare e Rijasetit, e mbajtur më datë 30.03.2019 (e shtunë) ku gjithashtu janë vendosur numrat rendor 8 dhe 9.

  1. Numri 03-135 me të cilin është paraqitur para Gjyqit ky dokument kinse është regjistruar në librin zyrtar, sipas BFI-së,është i falsifikuar. Nga BFI thonë se me numër rendor 03-135, në regjistrin zyrtar të BFI-së është regjistruar: Vendim për pëlqim të Statusit të FSHI (Fakulteti i Shkencave Islame më datë 26.02.2019).
  2. Nga BFI shtojnë, seqë kjo mbledhje e Rijasetit është e rrejshme e dëshmojnë faktet, se nga 15 anëtarë të emërtuar si pjesëmarrës të kësaj mbledhje, 7 nuk janë anëtarë të Rijasetit dhe atë:

-Ali Baragoni – mbi dy vjet në pension;

-Skender Buzaku – mbi 4 vjet i shkarkuar nga BFI

– Shefqet Imerovski – koordinator, jo anëtar i Rijasetit

-Rejhan Mandak – asnjëherë nuk ka qenë anëtar i Rijasetit

-Pllumi Veliu – mbi 3 vjet i shkarkuar nga BFI

-Adem Çorevski – koordinator, jo anëtar i Rijasetit

-Xhumejd Jashar – koordinator, jo anëtar i Rijasetit

Gjithashtu në këtë dokument të falsifikuar, siç thonë nga BFI, janë përmendur edhe disa myftinj – anëtarë aktual të Rijasetit siç janë:  Ramazan Hasa – Myfti i Dibrës, Salim Sulejmani – Myfti i Strugës, Qani Nesimi – Myfti i Tetovës, Abedin Imeri – Myfti i Kumanovës, Muhamer Veseli – Drejtor i Agjencisë për Hallall Certifikat, Shaban Sulejmani – Dekan i FSHI dhe Ibrahim Idrizi – Drejtor i Medresesë Isa Beu.

Të gjithë këta anëtarë të Rijasetit, siç njoftojnë nga BFI, sot, me datë 25.04.2019 kanë dhënë deklaratë të noterizuar se asnjëherë nuk kanë marrë pjesë në një mbledhje të tillë dhe se emrat e tyre janë falsifikuar. Që të gjithë gjithashtu kanë ngritur padi penale kundër përpiluesit të këtij proces verbali Plumb Veliu.

Në fotografinë e katërt dhe të pestë, është vazhdimësia mbledhjes së falsifikuar dhe në fund është nënshkruar nga Plumb Veliu dhe përdorur vula e falsifikuar e BFI, e shënuar me nr. 10.

Kjo fotografi, sipas BFI-së, dëshmon se libri zyrtar i BFI-së në të cilin është regjistruar Vendim për pëlqim të Statusit të FSHI, e jo siç i është prezantuar Gjyqit Proces Verbali për mbledhjen e jashtëzakonshme.

Ndërkaq në këto fletpagesa, nga BFI thonë se shihet qartë se fletëpagesat për këtë proces gjyqësor janë paguar nga Skender Buzaku. Në raste të tilla, për çdo veprim juridik të një institucioni, pagesa bëhet në emër të Institucionit, e jo në emër privat. Ajnur Bafqari /SHENJA/