` . Ancelotti, trajneri i parë që fiton titullin e ligës në katër nga pesë ligat e mëdha evropiane - TV-SHENJA

Ancelotti, trajneri i parë që fiton titullin e ligës në katër nga pesë ligat e mëdha evropiane

Carlo Ancelotti ka shkruar përfundimisht emrin e tij me shkronja të arta në histori të futbollit evropian.

Trajneri italian po vazhdon me titujt e fituar në nivel shtetëror dhe evropian.

Pas fitimin të titullin kampion në Bundesliga, Ancelotti është bërë trajneri i parë që fiton titullin e ligës në katër nga pesë ligat e mëdha evropiane, shkruan Telegrafi.

Ancelotti ka arritur të fitoj Serie A, Ligën Premier, Ligue 1 dhe tani së fundmi Bundesligan.

Italiani ka fituar kampionatin italian në sezonin 2003/04 me Milanin, Ligën Premier me Chelsean në sezonin 2009/10, kampionatin francez me PSG në sezonin 2012/13 dhe tani kampionatin gjerman me Bayern Munichun në sezonin 2016/17.

Përveç kësaj, Ancelotti ka arritur të fitoj edhe tri Liga të Kampionëve, dy me Milanin dhe një me Real Madridit, teksa ka fituar edhe Kupa të Ligës e tituj tjerë kontinental e ndër-kontinental.

Postime të Ngjajshme