` . Amnisti e pjeshme pas zbardhjes së 27 Prillit (VIDEO) – TV-SHENJA

Amnisti e pjeshme pas zbardhjes së 27 Prillit (VIDEO)

Zhvillimet e fundit në gjykatë si dhe dëshmitë e Aleksandër Vasilevski – Ninxha, vëllezërve Mlladenovski dhe dëshmitarëve të tjerë ka shtyrë procesin e pajtimit gjegjësisht, Ligjin për Amnisti i cili sipas paralajmërimeve pritet të jetë i pjesërishëm. Dje u paralajmërua se propozim ligji do të jetë gati të premten, por sot anëtarë të Komisionit kanë thënë se të premten nuk do të ketë as mbledhje të grupit për pajtim dhe as propozim ligj i paralajmëruar ditë më parë.

Nga grupi i tetë deputetëve të përjashtuar nga VMRO-DPMNE thonë se edhe përkundër shtyerjes, zgjidhje do të ketë pasi për këtë tanimë kanë pajtim edhe me Qeverinë dhe me gjithë faktorët e tjerë relevant. Ata kanë njoftuar se për tre segmented e procesit për integrim dhe pajtim siç janë, reformat, indegrimi dhe pajtimi, kanë marrë mbështetje nga euro deputetët Mekalister dhe Flenkenshtajn, ndërsa mesazhe të njëjta kanë marë edhe nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. Ky i fundit ka paralajmëruar se do të dalin me ligje konkrete për më shumë segmente të këtij procesi, por pa kaluar vijat e kuqe të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Jozyrtarisht të gjitha pritjet janë që në ligjin e ri për amnesti të përfshihen deputetët e akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, si dhe persona të tjerë të cilët drejtëpëdrejtë nuk kanë qenë të përfshirë në akte dhune, por vetëm kanë qenë pjesmarrës në turmë. Ndërkaq të dënuar në këtë process duket se do të ngelen personat të cilëve tanimë u janë shqiptuar dënime për dhunë, tentim për vrasje ndaj Ziadin Selës dhe deputetëve të tjerë, ndërsa atyre pritet tu bashkangjiten edhe organizatorët dhe porositësit e ngjarjeve të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend.

Kjo kuptohet edhe nga deklaratat e vetë kryeministrit Zoran Zaev dhe ministers së drejtësisë, Renata Deskovska, të cilët në disa paraqitje thënë se nuk mund të ketë amnesti për dhunuesit e Kuvendit dhe porositësit e tyre, por do të mund të fallen vetëm personat me vepra më të lehta dhe që nuk kanë përdorur dhunë. Një ligj i këtillë është kundërshtuar nga VMRO-DPMNE e cila kërkon amnisti të përgjithshme për të gjithë pjesmarrësit në këtë rast. Pajtimi ishte fillimisht ofertë e kryeministrit Zoran Zaev për opozitën, ndërsa më pas u bë kusht i tetë deputetëve nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së për të mbështetur iniciativën për ndryshime kushtetuese. Miratimi i një ligji për amnisti dhe pajtimi do të jenë kusht edhe për votim të ndryshimeve kushtetuese në lexim të tretë si dhe për mbështetjen e ligjeve reformuese për të cilat nevojiten dy të tretat e votave në Kuvend.

Arben Zeqiri /SHENJA/