` . Ameti: Me shtrenjtimin e akcizës për naftën, bizneset do të rrisin çmimet ose do të ulin fitimet - TV-SHENJA

Ameti: Me shtrenjtimin e akcizës për naftën, bizneset do të rrisin çmimet ose do të ulin fitimet

Nëse miratohet propozim buxheti ashtu siç është paraparë nga ministria e finansave, me rritjen e akcizës dhe TVSH-së, çmimi i dizelit do të jetë për 3.5 denarë më i lartë. Kjo, sigurisht që nuk është e mirëseardhur për bizneset. Kështu thotë drejtori operativ i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Milaim Ameti, në një intervistë gjatë emisionit EKONOMIKS. Sipas tij, Qeveria këtë e bën me qëllim të grumbullimit të mjeteve finansiare, që paraqitet si alternativë e rritjes së tatimeve. Ameti thotë se në rast se zbatohet kjo masë, bizneset do të detyrohen të zgjedhin mes rritjes së çmimeve për produktet dhe shërbimet e tyre, apo të mbajnë çmimet e njëjta, por të ulin fitimet.

“Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, çdo rritje apo çdo shtrenjtim të energjensave apo çfarëdo repromateriali, nuk është në favorin e sajë, sepse bizneset çdo shtrenjtim do ta konsiderojnë ose në uljen e fitimit, ose në ngritjen e çmimeve. Do me thënë parimisht ne si odë nuk jemi për t’i ngritë çmimet e çfarëdo energjensi, sepse do të ndikon”, thotë Milaim Ameti nga OEMVP.

Postime të Ngjajshme