` . Amerika eliminohet nga Botërori - TV-SHENJA

Amerika eliminohet nga Botërori

Përfaqësuesja amerikane në basketboll është eliminuar nga Kampionati Botëror që po zhvillohet në Kinë. Amerika u mund 89-79 nga Franca në ndeshjen çerekfinale, me ‘gjelat’ që në gjysmëfinale do të përballen me Argjentinën. Ky eliminim i Amerikës është surpriz e madhe edhe pse në përbërje të saj nuk ishin të përfshirë yjet e NBA-së, pasi trajneri Greg Popoviq për këtë Botëror grumbulloi më sëhumë talent të rinj që nuk arritën të japin atë që pritej, duke dështuar shumë herët në këtë kompeticion. Amerika është kampion në fuqi i botës në basketboll, por nuk arriti që të mbroj titullin, duke e dorëzuar shumë herët. Përfaqësuesja amerikane do të ngushllohet vetëm me kualifikim në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. /SHENJA/