` . Ambasadori Bejli: Sa më shpejtë të formohet Qeveria - TV-SHENJA

Ambasadori Bejli: Sa më shpejtë të formohet Qeveria

Presidenti Ivanov duhet ta vë në lëvizje procesin për zgjidhjen e krizës politike, ndërsa është e rëndësishme që në Kuvendtë zhbllokohet ngërçi. Kështu deklaroi ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli, i cili tha se pret që kryetari i ri i Kuvendit të zgjidhet nga legjislatura e re,  duke shtuar se SHBA-të presin formimin e shpejtë të Qeverisë së re.

“Kishte zgjedhje në dhjetor, të cilat u vlerësuan si kredibile.  Deputetët u ulën në Kuvend, u deklarua shumica në Kuvend, dhe ne mendojmë se nuk është në pajtueshmëri me principet demokratike dhe Kushtetutë, që të mos lejohet procesi i formimit të asaj Qeverie të shkojë përpara. Sigurisht, në fund të fundit, varet nga liderët politikë dhe qytetarët e Maqedonisë se si do të ecin kjo përpara. Por kjo është kyçe për integrimet e Maqedonisë për në NATO dhe në Bashkimin Europian, ashtu siç tha edhe dje kryetari i Këshillit të Europës”, tha

I pyetur nga gazetarët se cilat janë hapat e mëtejshëm nëse nuk formohet së shpejti Qeveria, Bejli tha se nuk mund të spekulojë për një gjë të tillë, dhe se për arritjen e ndonjë zgjidhjeje të mundshme, varet nga institucionet e vendit, liderët dhe populli.

“Në fund të fundit varet nga institucionet tuaja dhe liderët tuaj dhe popullit tuaj, se a do të arrihet në ndonjë zgjidhje. Ne e ndihmuam dialogun në Marrëveshjen e Përzhinos, por në fund të fundit institucionet tuaja janë vendi ku duhet të zgjidhet kjo. Keni Kuvendin, dhe aty mund të diskutohet për të gjitha çështjet. Por me rëndësi është që të shkojmë përpara me formimin e Qeverisë. Nëse nuk shkojmë para, kjo do të thotë shtyrje të vendimeve, ndoshta edhe mosrealizim të projekteve, dhe në fund qytetarët duhet të vendosin nëse e duan Kuvendin e tyre dhe liderët politik dhe në atë mënyrë të veprojnë”, theksoi Baily.

Bejli shtoi më tej se SHBA qëndron pas deklaratës së para disa javëve,  se fqinjët duhet të jenë të përmbajtur, dhe të lejojnë që Maqedonia të shkojë përpara me këtë proces.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

 


Ambasadori Bejli: Sa më shpejtë të formohet… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme