` . Ambasada e SHBA-së: Të anulohen faljet e Presidentit dhe zgjedhjet e 5 qershorit - TV-SHENJA

Ambasada e SHBA-së: Të anulohen faljet e Presidentit dhe zgjedhjet e 5 qershorit

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese hap rrugën për konvokim të Parlamentit dhe anulim të zgjedhjeve të 5 qershorit. Kjo paraqet dhe një mundësi të re për Parlamentin dhe liderët politik që të demonstrojnë me vepra përkushtim ndaj Marrëveshjes së Përzhinës dhe parimeve të saj – sundimi i ligjit, përgjegjësia, gjithëpërfshirja dhe zgjedhjet kredibile.

Kjo kornizë mbetet mënyra më e mirë për të nxjerr vendin nga kriza aktuale. Anulimi i faljeve të 12 prillit duhet të ndodh urgjentisht dhe në mënyrë e cila do të ruajë parimin e përgjegjësisë, do t’i shmanget drejtësisë selektive dhe do të neutralizojë shqetësimet rreth mosndëshkimit. Të qenurit të barabartë para ligjit është parim themelor demokratik.

Partitë duhet të mbështesin Prokurorinë Speciale në mënyrë të prerë. Puna e papenguar e Prokurorisë Speciale është jetike për të siguruar përgjegjësi për keqpërdorimet e mundëshme në lidhje me përgjimët, si dhe për të tejkaluar krizën aktuale. Vijojnë reforma të vështira. Procesi i reformave patjetër duhet të jetë gjithpërfshirës dhe të inkorporojë pikëpamjet e partive opozitare dhe shoqërisë civile. Gjithëpërfshirja e tillë është kritike për vendosjen e sistemit të kontrollit dhe balancit, që është jetik për demokracinë. Shtetet e Bashkuara nuk do të mbështesin qasjet që nuk respektojnë këto parime. Premtimet për reforma apo deklarimi i synimeve të tilla, nuk do të kthejnë vendin në rrugën Euro-Atlantike. Veprat, po.

Postime të Ngjajshme