` . Ambasada e SHBA: Asnjë përpjekje nuk na frikëson për reformën në drejtësi - TV SHENJA

Ambasada e SHBA: Asnjë përpjekje nuk na frikëson për reformën në drejtësi

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar nëpërmjet një deklarate lidhur me përplasjet mes ambasadorit Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës në drejtësi nuk do të pengojë që ajo të jetë e sukesshme, shprehet ambasada e SHBA.
“Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim”, thuhet në deklaratë.

Postime të Ngjajshme