` . Alpinisti nepalez thyen rekord, ngjitet në 14 majat më të larta në botë - TV-SHENJA

Alpinisti nepalez thyen rekord, ngjitet në 14 majat më të larta në botë

Banori i Nepalit, Nirmal Purja ka thyer rekordin paraprak malor për kohën që nevojitet për ngjitjen me sukses në 14 majat më të larta në botë, transmeton AA.

Purja arriti të ngjitet për gjithsej 189 ditë në 14 majat më të larta.

Ai sot u ngjit në majën e malit kinez Shishapangma në lartësi prej 8.027 metra, e fundit prej 14 majave mbi 8.000 metra.

Rekordi i kaluar për ngjitje në 14 majat ishte shtatë vite, dhjetë muaj dhe gjashtë ditë, ndërsa e vendosi alpinisti i Koresë së Jugut, Kim Chang-ho.

Ish-pjesëtari i ushtrisë britanike, Purja filloi misionin më 23 prill me ngjitjen në malin Annpurna në Nepal, ndërsa në Mount Everest u ngjit më 22 maj.