` . I alkoolizuari sulmon policin në Shkup - TV-SHENJA

I alkoolizuari sulmon policin në Shkup

Një i alkoolizuar ka sulmuar një polic. Ngjarja ka ndodhur në orën 3.35 të mëngjesit në fshatin Trubarevo-Shkup, përballë një institucioni hotelierik. Personi me inicialet D. A. (32), i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, shqetësoi rendin publik dhe veproi në mënyrë agresive ndaj një oficeri policie. Ai u ndalua në Stacionin Policor Gazi Baba dhe kundër tij do të merren masat, njoftoi Ministria e Brendshme. /SHENJA/