` . Alioski dhe Sadiku shpëtojnë Luganon – TV-SHENJA

Alioski dhe Sadiku shpëtojnë Luganon

Ezgjan Alioski dhe Armando Sadiku kanë shpëtuar nga disfata Luganon në përballjen me Baselin që u mbyll me barazim 2:2 në kuadër të xhiros 31 në Superligën zvicerane. Ndeshja nisi në favor të Baselit që avansuan me dy golat e Fransonit në minutën e 12-të dhe Zufit në të 54, ndërsa ishin dy shqiptarët që shpëtuan nga kjo disfatën Luganon, ku fillimisht Alioski shënoi në minutën e 60-të nga penaltia, përderisa në të 80-të Sadiku barazoi shifrat e takimit në 2:2 që deri në fund nuk ndryshuan. Kujtojmë që Lugano takimim me Baselin e mbylli me 10 lojtar në fushë, pasi pikërisht autori i golit të dytë Sadiku u ndëshkua me karton të kuq. /SHENJA/