` . Algjeria ndal internetin që nxënësit të mos kopjojnë në provime – TV-SHENJA

Algjeria ndal internetin që nxënësit të mos kopjojnë në provime

Qeveria e Algjerisë ka ndalur internetin në të gjithë vendin me qëllim që nxënësit të mos kopjojnë në provimet e shkollave të mesme, transmeton AA.

Sipas lajmit të BBC-së, ministrja e Arsimit, Nouria Benghabrit, për mediat deklaroi se gjatë provimeve në shkollat e mesme në datat 20-25 qershor, për çdo sesion nga një orë do të ndalet qasja në shërbimin e internetit në mbarë vendin.

Ajo theksoi se këtë masë e kanë marrë për të parandaluar përpjekjet për kopjim dhe mashtrim të bëra gjerësisht në vitin 2016. Benghabrit tha se gjatë provimeve në mbarë vendin do të ndalohet qasja edhe në rrjetin social, Facebook.

Pritet që në provime të hyjnë mbi 700 mijë nxënës.