` . Albiol nderon Napolin, Lazio vetëm 1 pikë me Bolognan – TV-SHENJA

Albiol nderon Napolin, Lazio vetëm 1 pikë me Bolognan

Nuk ishte Lorenzo Insigne, as Dries Mertens, por Raul Albiol heroi i Napolit në sfidën e shtëpisë me Genoan. Skuadra e Maurizio Sarrit djersiti shumë për të gjetur golin me sulmuesit, megjithatë u desh kërcimi i fuqishëm me kokë i mbrojtësit shtatlartë për të “gjunjëzuar” Genoan. Ishte minuta e 72-të e sfidës, kur harkimi nga këndi u devijua për në rrjetë nga spanjolli.

Deri në ato momente Insigne dhe Mertens kishin provuar gjithçka për të shkuar te goli, por tentativat e tyre rezultuan të pasuksesshme.

Edhe një fitore pa shkëlqim i vlen shumë Napolit, që përfitoi nga barazimi 0-0 i Juventusin në fushën e Spalit për ta ngushtuar në vetëm dy pikë diferencën me kryesuesit.

Tjetër rezultat zhgënjyes për Lazion, që barazoi 1-1 në “Olimpico” me Bolognan. Fillimi i sfidës ishte si për t’u harruar për bardhekaltrit, që pësuan gol që në minutën e 3-të, me autor Verdin. Gjithsesi, skuadra e Inzaghit reagoi shumë shpejt, pasi në të 16-ën Lucas Leiva ktheu baraspeshën pas një lëvizjeje të zgjuar në zonë.

Më shumë se 75 minuta lojë pati në dispozicion Lazio për të gjetur golin e barazimit, por rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar. Më këtë barazim Lazio humbi mundësinë për t’i rimarrë vendin e katërt Interit, ndërsa nga pas e kërcënon Milani me vetëm 4 pikë më pak. /SS/