` . Albin Kurti flet pas takimit me Isa Mustafën - TV-SHENJA

Albin Kurti flet pas takimit me Isa Mustafën

Liderët e dy partive të mëdha në vend janë takuar të martën në një restaurant.
I pari i Lëvizjës Vetvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demoratike janë takuar përsëri për të diskutuar për datën 22 gusht, shkruan Gazeta inFokus.

Kurti ka thënë se këto dy grupe parlamentare më 22 gusht do të bashkohen për të shpërndarë Kuvendin.

“Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet. Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit. Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike. Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim”, ka thënë Kurti.