` . Alarmi i miliarderëve: Pasuria në rënie, ja sa u humbën këtë vit - TV-SHENJA

Alarmi i miliarderëve: Pasuria në rënie, ja sa u humbën këtë vit

Pasuria e miliarderëve është në rënie, një trend shqetësues për ata, por jo për shtresat e tjera. Revista “Billionaires Reporter” zbulon statistikat se deri në këtë periudhë të vitit, pasuria e tyre ka rënë për 388 miliardë dollarë krahasuar me vitin e kaluar.

Një rënie veçanërisht e theksuar ishte në Kinë, shtëpia e dytë më e madhe për miliarderët, pas Shteteve të Bashkuara.

Bankat private duke përfshirë menaxherin më të madh të pasurisë në botë, UBS kanë ndjerë efektet e tensioneve tregtare të SHBA-së dhe pasigurive politike globale, pasi klientë të shumtë u larguan nga tregtimi duke vjelë borxhet në favor të grumbullimit të më shumë parave të gatshme.

“Pasuria e miliarderëve ra për herë të parë që nga viti 2008 për shkak të gjeopolitikës,” tha kreu i UBS Josef Stadler, për revistën ekonomike.

Llogaritet se pasuria e përgjithshme e miliarderëve në botë është 8.539 trilion dollarë. Në një botim të mëhershëm nga The Guardian, vlerësohet se 12 personat më të pasur në botë ua kalojnë me pasuri 50 % të popullsisë së botës. /tesheshi.com/