` . Alarmi mbi koronavirusin, shtyhet Çmimi i Madh i Shanghait - TV-SHENJA

Alarmi mbi koronavirusin, shtyhet Çmimi i Madh i Shanghait

Virusi vdekjeprurës që ka prekur Kinën dhe po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, vijon të jetë alarmant dhe po ndikon jo pak edhe në kalendarët sportivë, ashtu si në të gjitha sferat e jetës.

Kështu së fundi organizatorët e Formulës 1 kanë vendosur të shtyjnë për një afat të pacaktuar Çmimin e Madh të Kinës, të parashikuar për t’u mbajtur më 19 prill në Shanghai, në kuadër të sezonit të ri.

Zyrtarisht shkak për këtë shtyrje është bërë virusi që po përhapet me shpejtësi, ndërsa organizatorët nuk kanë ndërmend të rrezikojnë, pa u siguruar më parë për vënien nën kontroll të tij, ndaj edhe nuk kanë propozuar një tjetër datë. /SS/