` . Aksion humanitar i shoqatave humanitare “Merhamet” dhe “Wefa”, ndihmohen rreth 1200 familje (Video) - TV-SHENJA

Aksion humanitar i shoqatave humanitare “Merhamet” dhe “Wefa”, ndihmohen rreth 1200 familje (Video)

Rreth 1200 familjeve në nevojë nga mbarë vendi do t’u shpërndahen pako me produkte ushqimore në kuadër të një aksioni të Shoqatës Kulturore Humanitare “Merhamet”, në bashkëpunim me shoqatën nga Gjermania “Wefa”. Aksioni humanitar ka filluar dje në Kërçovë, ndërsa sot aktivistë të kësaj shoqate ishin në Shkup për t’i shpërndarë pakot familjeve në nevojë në kryeqytet.

Muhamed Jusufi, “Sh.H. “Merhamet”
“Shoqatra Kulturore Humanitare Merhamet në bashkëpunim Wefa e Turqisë me seli në Gjermani edhe këtë Ramazan filluam me shpërndarjen e pakove ushqimore duke filluar nga Kërçova me rrethinë, sot jemi ndalur në Shkup, nesër do të vazhdojmë në Gostivar. Gjithashtu shoqata Merhamet ka bashkëpunim edhe me shoqatat e tjera të Turqisë Wefa, Hajrat, Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë, etj. Përafërsisht do të përfshihen rreth 1200 familje me pako ushqimore duke filluar nga komuna e Likovës der në Krueshevë”

Hatice Sahin, O.H. “Wefa”
“Ne jemi organizata ndërkombëtare WEFA, sot jemi këtu në Maqedoni, dje ishim në Kërçovë, sot jemi në Shkup dhe nesër do të jemi në Gostivar. Kemi shpërndarë 250 pako ushqimore dhe për këtë aktivitet dua të falemenderoj partnerin tonë, shoqatën humanitare “Merhamet””

Organizatorët thanë se ky aksion nesër do të vazhdojë në Gostivar dhe më pas edhe në qytetet e tjera, për të përfshirë kështu gjithë territorin e vendit. Shoqata Kulturore Humanitare  “Merhamet” në bashkëpunim me organizata të ndryshme humanitare si vendose ashtu dhe ndërkombëtare, organizon aksione të këtilla humanitare për çdo vit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Arben Zeqiri /SHENJA/