` . Aksidenti në Draçevë, MPB publikon detaje dhe inicialet e viktimave - TV-SHENJA

Aksidenti në Draçevë, MPB publikon detaje dhe inicialet e viktimave

Shoferi dhe katër udhëtarët nga makina “Reno 5” janë personat që kanë humbur jetën në aksidentin tragjik që ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Boris Trajkovski” para lagjes Draçevë, njofton SHENJA.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se aksidenti ka ndodhur në orën 23.40 ndërmjet kamionit “Mercedes” me targa të Shkupit, e drejtuar nga M.J (44) nga Shkupi dhe makina “Reno 5” me targa të Shkupit, e drejtuar nga J.L (43) nga Shkupi.
Shoferi dhe bashkudhëtarët në makinën “Reno”, S.N., A.T (54) nga Shkupi, E.T (37) nga Shkupi dhe I.A (40) nga Shkupi kanë humbur jetën në vendngjarje.
Shoferi i kamionit ka përfunduar me lëndimet dhe është dërguar në Spitalin e Qytetit ku i është ofruar ndihmë mjekësore dhe është ndaluar për kurim të mëtutjeshëm.
Hetim në vendngjarje ka bërë ekip i Prokurorisë Publike dhe SPB Shkup.
Trupi i të ndjerëve është dorëzuar për obduksion.