` . Aksident zingjiror në magjistralen Prishtinë – Pejë, ka të lënduar (FOTO) - TV-SHENJA

Aksident zingjiror në magjistralen Prishtinë – Pejë, ka të lënduar (FOTO)

Një aksident zingjiror ka ndodhur në Komoran, ku janë të përfshira të paktën tetë vetura.

Si pasojë e këtij aksidenti, janë shkaktuar kolona të gjata pritjeje të qytetarëve me makina.

Sot gjatë ditës kanë ndodhur rreth 10 aksidente vetëm në autostradën Prishtinë-Pejë, ku ka pasur edhe shumë të lënduar. Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili ka thënë se ka disa persona të lënduar.

“Si pasojë e aksidentit në Komoran ka persona të lënduar dhe dëme materiale. Policia është duke e menaxhuar këtë situatë bashk me ekipet emergjente”, ka thënë Hoxha.

Ai shtoi se njesitetpolicore per menaxhimin e autostradës jane duke u marr me disa raste te aksidenteve.

“Policia bashkë me ekipet e emergjencave eshte duke menaxhaur me ketë situate ku pas reshjeve atmosferike ne kete pjese te autostrades nga te dy anët deri ne keto momente kane ndodhur me shume se 10 aksidente”, ka thënë ai.

 

Aksident zingjiror në magjistralen Prishtinë – Pejë, ka të lënduar