` . Aksident trafiku në rrugën Rahovec-Malishevë, humb jetën 28-vjeçari - TV-SHENJA

Aksident trafiku në rrugën Rahovec-Malishevë, humb jetën 28-vjeçari

Sot në rrugën Rahovec-Malishevë, gjegjësisht në fshatin Dragobil, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në mes të një veture dhe një kamioni.

Nga ky aksident mbeti i vdekur drejtuesi i veturës, 28-vjeçari nga komuna e Malishevës.

Sipas policisë, deri te kjo fatkeqësi erdhi pasi viktima nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke e humbur kontrollin ka dalë në anën e kundërt të rrugës.

Ndërkaq, drejtuesi i kamionit ka shpëtuar pa lëndime dhe është intervistuar nga policia. Rasti është nën hetime.