` . Aksident trafiku mbrëmë në Shkup, pesë të lënduar - TV-SHENJA
Aksident trafiku mbrëmë në Shkup, pesë të lënduar

Aksident trafiku mbrëmë në Shkup, pesë të lënduar

Pesë persona kanë marrë lëndime gjatë një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:50 në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Shkup. Në aksident janë përfshirë një automjet “Renault Megane” me tabela të Shkupit, e drejtuar nga A.M.D (22) nga fshati Sopishte, dhe automjetit “Opel Vectra” e drejtuar nga A.A (22) nga Shkupi.

Me lëndime kanë përfunduar dy vozitësit, si dhe 3 bashkudhëtarët në dy automjetet.

Të lënduarit e automjetit “Opel Vectra” me automjetin e ndihmës së shpejtë janë dërguan në kompleksin klinik “Nëna Terezë”, ku u është dhënë ndihma mjekësore ndërsa të lënduarve të veturës tjetër ndihma mjekësore ju është dhënë në spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori”.