` . Aksident trafiku, i përfshirë Bogdan Ilievsiki i iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” - TV SHENJA

Aksident trafiku, i përfshirë Bogdan Ilievsiki i iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Aradhet e Partizanëve”.

Në aksidentin ka qenë i përfshirë edhe Bogdan Ilievski- Betmen, njëri nga udhëheqësit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”.

Ai në rrjetin social facebook ka shpejguar se si ka ndodhur aksidenti. Sipas tij makina në të cilën ka qenë ai, është goditur nga prapa.

Poashtu ai ka postuar edhe disa fotografi nga aksidenti.