` . Aksident trafiku, duke dashur t’i ndihmojë e shtyp për vdekje - TV SHENJA

Aksident trafiku, duke dashur t’i ndihmojë e shtyp për vdekje

Një person nga Kërçova ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Demir Hisar- Kërçovë. K.A (57) duke drejtuar kamionin e tij “Mercedes” me targa të Kërçovës, ka goditur në C.M (58) nga Kërçova i cili ka qenë duke qëndruar pranë një furgoni “fiat dukato” me targa të Ohrit.

K.A. është kthyer mbrapa me “Mercedesin” duke dashur t’i ndihmojë për ta tërhequr furgonin e C.M por gjatë tentimit për tërheqjen e ka shtypur atë mes dy makinave. Nga lëndimet e marra C.M ka humbur jetën në vendngjarje. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme