` . Aksident komunikacioni, një person humbë jetën, pesë të lënduar - TV-SHENJA

Aksident komunikacioni, një person humbë jetën, pesë të lënduar

Një person ka humbur jetën, ndërsa pesë janë lënduar mëngjesin e sotëm, në një aksident të rëndë trafiku afër fshatit Kamen Doll të Rosomanit, deklaruan dëshmitarë okularë për MIA-n. Sipas MBP-së, në aksident janë përfshirë një automjet “Golf”, me targa të Manastirit dhe një xhip “Mercedes”, me targa të Velesit. Në polici është denoncuar aksidenti në orën 9:50 minuta. Ekipi i ekspertizës së MPB-së ka qenë në vendin e ngjarjes.