` . Aksident i tmerrshëm në Kumanovë, treni shtyp për vdekje tre persona nga Haraçina – TV-SHENJA

Aksident i tmerrshëm në Kumanovë, treni shtyp për vdekje tre persona nga Haraçina

Tre persona nga fshati Haraçinë, që të tre nga e njëjta familje kanë ndërruar jetë, si pasoj e një aksidenti në stacionin hekurudhor Kumanovë-Rramanli, njofton SHENJA.

Ndërkaq, personi i katërt që ka qenë poashtu në veturë, siç njoftojnë nga MPB ka shpëtuar, pasi ka arritur të dalë nga vetura para se treni ti godas.

“Sot në orën 11:40 para stacionit hekurudhor “Prevoj”, në mes stacionit hekurudhor Kumanovë dhe stacionit hekurudhor Rramanli, një tren ka goditur automjetin “Golf”, me targa të Shkupit, e drejtuar nga N.B. Bashkë me të në veturë kanë qenë S.B. Z.B dhe I.B. që të gjithë nga fshati Haraçinë. Gjatë aksidentit, në vend ngjarje kanë vdekur drejtuesi i automjetit bashkë me dy udhëtarë të tjerë. Ndërsa, udhëtari i katërt ka arritur të shpëtoj, pasi para goditjes ai ka arritur të dlaë nga vetura”, kanë thënë nga MPB për TV SHENJA.

MPB bënë të ditur se në vend ngjarje menjëherë ka dalur Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Kumanovë, ekspertiza është ende në vazhdimësi, ndërsa trafiku në këtë drejtim të rrugës është i bllokuar. Me kërkesë të Prokurorit Publik, thonë nga policia, trupat e pajetë u janë dorëzuar familjeve për varrim.

Emine Ismaili /SHENJA/