` . Aksident hekurudhor në Greqi, 4 të vdekur – TV SHENJA

Aksident hekurudhor në Greqi, 4 të vdekur

Si pasojë e daljes së trenit të udhëtarëve nga shinat në afërsi të qytetit Selanik, në Greqi, sipas të dhënave të para mësohet se kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 5 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Administrata e Hekurudhave Shtetërore të Greqisë (TRAINOSE), njoftohet se treni i udhëtarëve i linjës Athinë-Selanik ka dalë nga shinat për arsye ende të papërcaktuara në afërsi të Selanikut, ku si pasojë kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 5 të tjerë, nga të cilët në mesin tyre edhe makinisti.

Pas aksidentit në rajon janë dërguar ambulanca të shumta, si dhe ekipe të zjarrfikëses dhe njësi të policisë, ndërsa të plagosurit janë dërguar nëpër spitalet në Selanik.

Postime të Ngjajshme