` . Akil Gjakova, kampion i Evropës në xhudo – TV-SHENJA

Akil Gjakova, kampion i Evropës në xhudo

Akil Gjakova ka rrëmbyer medaljen e artë në Evropianin U23 që po mbahet në Gyor të Hungarisë.

Në një finale të vështirë ndaj xhudistit nga Azerbajxheni, Rufat Mamadov xhudisti kosovar u tregua më i suksesshëm, transmeton Koha.net.

Gjakova e mposhti xhudistin nga Azerbajxhani me Ippon.

Ky është kampionati i fundit evropian për Gjakovën në garat U23.