` . Akil Gjakova fiton të argjendtën në Abu Dabi – TV-SHENJA

Akil Gjakova fiton të argjendtën në Abu Dabi

Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në grend slemin e xhudos në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi në finale u mposht nga gjeorgjiani Lata Tatashduashvilli. Gjakova triumfoi deri në kategorinë -73 kg, ndërsa gjithashtu ai fitoi edhe 700 pikë olimpike. Në përgjithësi Gjakova realizoi katër fitore, teksa në gjysmëfinale mposhti rusin Mousa Mogushov me “golden score”. Kujtojmë që ditë më parë në këtë turne xhudistet kosovare Nora Gjakova, Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi siguruan 3 medalje për Kosovën. Nora u stolis me të artën, ndërsa Majlinda dhe Distria arritën deri tek medalja e argjendit. /SHENJA/