` . Akil Gjakova arrin në finalen e turneut të xhudos Abu Dhabi – TV-SHENJA

Akil Gjakova arrin në finalen e turneut të xhudos Abu Dhabi

Akil Gjakova e ka mposhtur xhudistin nga Uzbekistani, Khikmatillokh Turaev, të dielën në mëngjes duke arritur në gjysmëfinale të turneut të xhudos Abu Dhabi, që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Akili ishte dukshëm më i mirë që prej fillimit dhe me meritë e mundi uzbekun në çerekfinale në kategorinë -73 kilogramë, raporton Gazeta Express. Në gjysmëfinale, kosovari do të ndeshet me Musa Mogushkov.