` . Ahmeti: Ne jemi për drejtësi - TV-SHENJA

Ahmeti: Ne jemi për drejtësi

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti thotë se vendit nuk i duhet drejtësi selektive, prandaj BDI këmbëngul në veting për të gjithë.

Duke komentuar bisedat e përgjuara ndaj funksionarëve të lartë të BDI-së të publikuara nga profili El Cheka në Fb, Ahmeti ishte i prerë se pas këtyre përgjimeve qëndron vetë UDB.

Ai iu bëri thirrje oponentëve të tij të tërhiqen nga loja që përgatitet siç potencoi, nga policia politike. Ahmeti bën thirrje që të hetohet e gjithë veprimtaria e partisë që drejton dhe të sanksionohen ata që zbulohet se kanë shkelur ligjet

“Unë nuk dëgjoj ca përgjime e disa biseda private që po shpërndahen, po si nuk ndodhi asnjë bisedë private për anëtarët e LSDM dhe VMRO po ku janë bisedat tjera. Po mire këta tjerët a nuk kanë folur biseda private asgjë? Këta gjithçka kanë devalvuar. Ne nuk duam drejtësi selektive, ne duam veting, ne duam që lufta kundër krimit dhe korrupsionit të udhëhiqet njësoj pasi e keqja nuk ka nacionalitet”, u shpreh kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti. /aktuale/