` . Ahmeti: Janë egërsuar si ujqit dhe po sulmojnë BDI-në! - TV-SHENJA

Ahmeti: Janë egërsuar si ujqit dhe po sulmojnë BDI-në!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka folur sot për atë që e ka quajtur “propagandë të  organizuar kundër BDI-së”. Mua më vjen keq, unë e kam thënë edhe më herët dhe vërtet nuk i dëgjoj ata përgjime e biseda private e familjare, po si nuk ndodhi biseda familjare dhe private tek anëtarët e VMRO-së dhe LSDMS-së, a vetëm të BDI-së paskan folur biseda private, ku janë bisedat tjera”, tha Ahmeti, në kuvendin e parë BDI që u mbajt në Saraj. Në këtë kontekst, Ahmeti ka thënë se vetëm për BDI-në janë publikuar biseda private familjare, por kjo nuk ka ndodhur për personalitetet e VMRO-së dhe të LSDM-së. “Unë mendoj se ky popull nuk ha bar dhe bën krahasime, a vetëm këta paskan folur biseda, ata të tjerët paskan qenë engjëj dhe asgjë nuk paska”, deklaroi Ahmeti. /SHENJA/