` . Ahmeti, Haradinajt: Po si nuk tu ndanë vështirësitë një herë or burrë!? - TV-SHENJA

Ahmeti, Haradinajt: Po si nuk tu ndanë vështirësitë një herë or burrë!?

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ahmeti ka shkruar se, Haradinaj, do të del fitues edhe në këtë betejë.
“Po si nuk tu ndanë vështirësitë një herë or burrë!?
U njohëm në vështirësi, dhe ia dolëm. Në çdo vështirësi dole ngadhnjimtar dhe jam i sigurt që do të ngadhnjesh edhe ndaj kësaj vështirësie të padrejtë të rradhës.
Jam i bindur që ti më së miri edhe këtë herë do ta dëshmosh luftën e drejtë të këtij populli për liri, demokraci, pavarësi”, ka shkruar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell SHENJA.