` . Agushi: Te Prishtina ta bëjmë më të mirën ashtu siç dimë ne – TV-SHENJA

Agushi: Te Prishtina ta bëjmë më të mirën ashtu siç dimë ne

Futsal Prishtina ka marrë në radhët e veta më të mirin e Maqedonisë, Ferid Agushin. Ky i fundit firmosi me “bardheblutë” nga kryeqyteti i Kosovës dhe u prezantua nga ana e klubit si njëri ndër përforcimet më të mëdha.

“Mendojë që kam zgjedhur klubin e duhur për tu transferuar. Ndjehem mirë këtu, pasi e njoh këtë skuadër edhe më herët, ndërsa bashkohem edhe me lojtarë që kemi luajtur në të kaluarën së bashku. Shpresojmë të bëjmë më të mirën këtu te Prishtina, ashtu siç dimë ne”, ka thënë Ferid Agushi pas prezantimit te Prishtina.

Agushi regjistron mbi 50 ndeshje me përfaqësuesen e Maqedonisë në futsal, ndërsa ka qenë pjesë e 70-të ndeshjeve në Ligën e Kampioneve me skuadra të ndryshme. Ferid Agushi do te Prishtina do të gjejë edhe bashkëlojtarët tjerë nga Maqedonia si Taulant Ismaili që disa ditë më parë u prezantua dhe Erkan Seferin me Eljesa Nezirin.