` . (VIDEO) Agolli superstar në Amerikë, mahnit tifozët me dy asiste - TV-SHENJA

(VIDEO) Agolli superstar në Amerikë, mahnit tifozët me dy asiste

Ansi Agolli është kthyer shumë shpejt në një lojtar lider për skuadrën e Nju Jork Kosmos. Ai u kthyer protagonist kryesor në sfidën që ekipi i tij fiton me rezultatin 2:0 ndaj Miçigen Stars. Mbrojtësi i krahut të djathtë dhuroi dy asiste për dy golat e ekipit të tij. Dy harkime milimetrike që gjetën të gatshëm sulmuesin Akuna i cili në të dy rastet çoi topin në rrjetë. Në të dy momentet, pasimet e ish-kapitenit të Kombëtares Shqiptare e nxorën vetëm për vetëm me portierin sulmuesin kryesor të ekipit. Agolli vazhdon të shkëlqejë dhe duket se ka gjetur mënyrën e duhur për të dhuruar “shou” në Amerikë. Niveli nuk është shumë i lartë, ndërsa klasi i Agollit nuk diskutohet. TS