` . Agim Sopi mbetet ndihmës seleksionues i Maqedonisë U 21 - TV SHENJA

Agim Sopi mbetet ndihmës seleksionues i Maqedonisë U 21

Trajneri shkupjan Agim Sopi mbetet ndihmës seleksionues i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë edhe përkundër paralajmërimeve për braktisje të pozitës së tij. Televizioni Shenja mëson se ka rezultuar i suksesshëm insistimi i drejtuesve të Federatës së futbollit të Maqedonisë dhe seleksionuesit të përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski, që Sopi megjithatë të mbetet në pozitën e tij të paktën deri në përfundim të Kampionatit Evropian për të rinjë që verën e vitit 2017 do të mbahet në Poloni.
Paraprakisht në mënyrë krejt të papritur Agim Sopi vendosi të tërhiqet në pozita e tij pas kualifikimit historik të shpresave të Maqedonisë në Kampionatin Evropian, me arsye se pas analizës së mirëfilltë të situatës kishte vlerësuar se ndarja me Maqedoninë ishte në interes të tij për shkak se paralel është edhe trajner i ekipit të kategorisë së tretë në Suedi, Landskrona.

Mirëpo tani kjo situatë ndryshon dhe pas bisedimeve të tre palëve mirëkuptim kanë treguar edhe drejtuesit e Landskronas, duke dalë me vendim përfundimtar që Sopi të vazhdojë të mbetet ndihmës seleksionues i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë minimum deri në përfundim të Evropianit historik të shpresave në Poloni.

Postime të Ngjajshme