` . Afrim Gashi takoi Ambasadoren e Turqisë - TV-SHENJA

Afrim Gashi takoi Ambasadoren e Turqisë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi – Zejdi, realizuan takim me ambasadoren e Republikës së Turqisë në vend, znj. Tülin Erkal Kara.

Në këtë takim u bisedua për proceset politike dhe momentet historike para të cilave ndodhet Maqedonia e Veriut, si dhe për kontributin e Turqisë për përmbylljen me sukses të këtyre proceseve.

Kryetari Gashi e falënderoi ambasadoren Tülin Erkal Kara për kontributin e saj, por edhe të Turqisë gjatë gjithë kësaj periudhe.