` . Afrim Gashi takohet me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri - Perëndimore - TV-SHENJA

Afrim Gashi takohet me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore

Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë Qendrore, Driton Sulejmani, dhe shefi i kabinetit, Meriton Civuli, sot kanë realizuar takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, drejtorin e saj, z. Nebi Hoxha.
Gjatë takimit në fjalë, përfaqësuesit e OEMVP-së prezantuan platformën ekonomike për zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim u bisedua edhe mbi ndërtimin e një platforme zhvillimore ekonomike për qytetarët, me ç’rast kryetari Gashi shprehi gatishmërinë e AlternAtivA-s për hartimin e platformës zhvillimore ekonomike për vendin.
Ndryshe, kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi pritet që ditëve në vijim të realizojë takime me përfaqësues të odave ekonomike në vend dhe rajon.