` . Afrim Gashi: Jemi këtu për ta kthyer shpresën e shqiptarëve, për mos t’i lëshuar shtëpitë tona - TV SHENJA

Afrim Gashi: Jemi këtu për ta kthyer shpresën e shqiptarëve, për mos t’i lëshuar shtëpitë tona

Afrim  Gashi, bartës liste në Zonën zgjedhore numër 2, para të pranishmëve në konventën promovuese tha se sonte me pranin aq të madhe në sallë u bë hapi për fitoren e koalicionit “Rilindje me BESË”.

“E dimë çfarë presioni keni presion nga partitë në pushte, jeni kërcënuar se do të largoheni nga puna. Këtë vullnet të njerëzve të mirë nuk e ndal askush. Ju sonte keni dëshmuar se jeni në anën e mirë kundër të keqes. Gjithë ne ndajmë vlera dhe sistem të njëjtë vlerash”, tha Afrim Gashi.

Ai tha se janë mësuar nga prindërit që gjithmonë ta thonë të vërtetën dhe të mos e hanë hakun e të tjerëve.

“Ne jemi mësuar të besojmë në Zot dhe me këto vlera jetojmë. Për këto vlera që janë kultivuar me shekuj, del një lider shqiptarë dhe për këto vlera thotë se janë ideologji aziatike….. Po çfarë shqiptari është ai! Stërgjyshërit dhe gjyshërit tanë nuk kanë mund ta imagjinojnë se mund të vjen një kohë se do të vjen dikush të bëj krim, korrupsion. Sot janë disa njerëz që këto vlera dëshirojnë të na i bëjnë normale. Ne të keqes të mirë nuk i themi asnjëherë”, tha mes tjerash Gashi.

Nga viti 2002 supas tij ka ndodhur shumë tragjedi: Sopot, Monstra, vrasja e Harun Aliut. Kjo sipas tij ka bërë që rinia shqiptare të jetë e dëshpëruar.

“Rinia shqiptare po kërkon rrugëdalje që të ikin nga ky vend. Ju drejtohem të rinjve, ky koalicion është bërë që ta kthej shpresën e shqiptarëve. Nuk i lëshojmë shtëptë tona. Do ta bëjmë që shqiptarët në Maqedoni të kenë jetë të dinjitetshme. Kjo është sublimuar në një term “Ridefinimi”, tha Gashi, raporton SHENJA.

Postime të Ngjajshme