` . Afganistan, në një sulm të kryer gabimisht vriten 17 policë - TV-SHENJA

Afganistan, në një sulm të kryer gabimisht vriten 17 policë

Zyrtarët afganë thanë se në një sulm ajror të kryer gabimisht gjatë një beteje me talebanët në provincën jugore Helmand, kanë mbetur të vrarë 17 policë, transmeton AA.

Kreu i këshillit provincial, Attaullah Afgan, deklaroi se sulmi ajror është kryer dje në kohën kur policia afgane po luftonte me talebanët në afërsi të qytetit Lashkar Gah. Përveç të vrarëve thotë Afgan, 14 policë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi në fjalë.

Akoma nuk është e qartë se kush kreu sulmin ajror, forcat afgane apo ato amerikane, pasi në pyetjen adresuar ushtrisë amerikane në Kabul nuk ka një përgjigje.

Forcat amerikane rregullisht mbështesin trupat afgane kur u kërkohet të kryejnë ndonjë sulm.

Guvernatori i Helmandit, Mohammad Yasin, thotë se sulmi ajror po hetohet. Ne një deklaratë talebanët thonë se sulmi është kryer nga forcat amerikane.