` . Afati për parashtrimin e listave të kandidatëve përfundon sot në mesnatë - TV-SHENJA

Afati për parashtrimin e listave të kandidatëve përfundon sot në mesnatë

Afati për parashtrimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale 2017 përfundon sot në mesnatë. Deri te komisionet zgjedhore komunale (KZK) prej para disa  ditëve, grupe votuesish dhe partitë kanë filluar t’i dorëzojnë listat e kandidatëve, edhe pse pjesa më e madhe e personave për të cilët qytetarët do të prononcohen tashmë janë shpallur.

KZK në afat prej 48 orëve nga pranimi i listës së kandidatëve vërteton nëse ajo është parashtruar në afatin përkatës dhe nëse është përpiluar në pajtim me dispozitat e Kodit zgjedhor.

Parashtruesit e listave të kandidatëve kanë afat prej 48 orëve t’i mënjanojnë parregullsitë, ndërsa KZK i konfirmon me vendim. Listat që do të parashtrohen pas skadimit të afatit dhe nëse nga ato nuk mënjanohen parregullsitë e konstatuara do të hidhen poshtë. Listat e konfirmuara të kandidatëve KZK duhet t’i dorëzojë deri te Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) më së voni deri më 16 shtator për shkak të vërtetimit të orarit të listës së vetme të kandidatëve. Sipas Kalendarit për veprime zgjedhore, shorti duhet të mbahet më 18 shtator.

Më së voni deri më 21 shtator KZK i publikon listat e kandidatëve për anëtarë të këshillit dhe për kryetarë të komunave, ndërsa në ato komuna në të cilat më së paku 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhën zyrtare ndryshe nga gjuha maqedonase, publikohen krahas gjuhës maqedonase dhe në alfabetin e tyre cirilik, edhe në gjuhën zyrtare dhe alfabetin që e përdorin qytetarët në atë komunë.

Katërmbëdhjetë shtatori është edhe afati i fundit për shpalljen e përshkrimeve për vendvotimet nëpër komuna të përcaktuara me Kodin zgjedhor.

Postime të Ngjajshme