` . Aeroplanin e braktisur e ktheu në dhomë qëndrimi për ta dhënë me qera (FOTO) - TV-SHENJA

Aeroplanin e braktisur e ktheu në dhomë qëndrimi për ta dhënë me qera (FOTO)

Toby Rhys Dabies nga South Wales, aeroplanin e braktisur e ktheu në dhomë qëndrimi, për ta dhënë me qera për afro 200 euro për një natë.

Kjo është hera e dytë që 47-vjeçari bëri një gjë të tillë, pasi para dy vitesh, e kishte kthyer një aeroplan të vogël, në dhomë qëndrimi që e ofron për turistë, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që ky aeroplan të transportohet, është ndarë në dy pjesë dhe u dërgua në pronën e tij, ku iu nënshtruar një investimi që kushtoi mbi 50 mijë euro.

Brenda saj janë katër shtretër, kuzhina dhe tualeti origjinal, derisa nuk mungon as dera emergjente dhe kabina e pilotëve. Përjashta, është një hapësirë pushimi, që është krijuar nga pjesa tjetër e po të njëjtit aeroplan.

Që kur është vënë në funksion, brenda aeroplanit kanë qëndruar 12 familje, derisa lista e kërkesave po vazhdon të shtohet për këtë atraksion shumë të mirë. /Telegrafi/