` . Adoleshentes ia heqin shaminë nga koka dhe e rrahin (Video) - TV-SHENJA

Adoleshentes ia heqin shaminë nga koka dhe e rrahin (Video)

Policia irlandeze po heton sulmin në Dublin, Irlandë, pasi adoleshentes dyshohet se i është hequr hixhabi nga koka e saj para se të rrihej dhe ishte gjuajtur me vezë nga disa të rinj.

Një shitës dyqani aty pranë pretendon gjithashtu se ai ishte nënshtruar një abuzimi të egër racist nga banda pasi nuk pranoi t’i shesë cigare. Pasi banda e të rinjve dolën nga dyqani, vajza myslimane 14-vjeçare dyshohet se ishte sulmuar në Dundrum, Dublin.

Një video e sulmit të dyshuar tregon se një grup të rinjsh rrethojnë vajzën ndërsa ajo ulërin. Kamera humbet fokusin para se vezët të shihen duke u gjuajtur në drejtim të saj dhe vajza e shqetësuar mund të dëgjohet duke qarë.

Kalimtarët vrapuan për të ndihmuar vajzën ndërsa banda u largua nga vendi i ngjarjes ndërkohë një përfaqësues u dërgua nga prindërit me shpresën që asnjë fëmijë tjetër të mos binte viktimë e ndonjë sulmi. Një zëdhënës tha: “Gardai po heton një sulm të dyshuar të vogël të një femre në adoleshencën e saj,asnjë arrestim nuk është bërë dhe hetimi po vazhdon”.

Pamjet në VIDEO