` . AD HOMINEM! - TV-SHENJA

AD HOMINEM!

Shkruan: Driton DEMIRI

Deep state, vazhdon ende të gjarpërojë;

Megjithëse, ka ardhur koha përfundimisht ta largojmë me turp dhe përbuzje. S’kemi zgjidhje tjetër! Mbase për çik nge aty-këtu sikur u ça, si një hurmë u nda. Edhe pse na ka ofruar një ujdi me kompromise. Ai/Ajo që punon për të e që do vidhte nga pak, jo shumë, nuk do preket. Ojna të pahijshme! Hipokrizi me brirë, ç’të thuash!

Tashti, ju po ma tregon mua drejtësinë?! Shko! Ik! Nuk jeni ndonjë gjë e madhe; “Zgjuarsi”. Ik që aty!  Ta them hapurazi kam pak besim te ligjet. Ai që shkelet aq kollaj është i keq. Tek njerëzit që i shkruajnë hiç. Tek ata që i zbatojnë edhe më hiç.

Më lejoni të ngas pak mëtej këtë çështje;

Nga t’ia filloj? Nga ajo çka flasim, tallja me përgjegjësinë publike. Ja ku e keni problemin. E doni kështu?

Fillimisht, Po jua them, jetojmë në kohë relativisht të trazuara. Ekonomi si zakonisht  vulnerabël, e dobët kronike me paga mediokre, derisa milionat e pista nga in formaliteti qarkullojnë në treg e në destinacion zhvatës. Po ç’kuptim standardi ka kjo? Lege artis në sensin më përvëlues double game, pa asnjë moral politik dhe ekonomik.

Njëkohësisht, trendet indikative negative demografike me përbërje të migrimit masiv kanë shkuar aq larg brigjeve gurgulluese saqë kanë ndryshuar koordinatat! Realiteti është se, jetojmë në një vend të paorganizuar ku bredhja sot për nesër, ditë për ditë është shndërruar në rregull e shprehi. Kërkohet vizion! Është i domosdoshëm, më se, i nevojshëm. Këtu njerëzit, me të drejtë të gjithë kërkojnë punë e mirëqenie. Prandaj, mos u rehatoni shumë!  Nesër do të mobilizohemi, e ndoshta dikush duhet të numërojë deri më dhjetë. Është kjo një çështje kohe. Problemi qëndron vetëm këtu!

Ju, Akoma nuk i kuptoni rreziqet e mëdha?! E çka nëse do të jetë e dhjeta krizë (aferë) që do na marrë pas, apo e njëqindta? Asnjë se di! As unë se di?! Paratë në të thatë dirigjojnë shumëçka e gjithçka. T’ju kujtoj, sa për dijeni, Watergate hëngri kokën e të parit. Mjaft qartë!

E dini çfarë? Derisa ende individi është “përgjegjës” për individin e jo sistemi, në dukje, ka shumë shanse që vendi të vazhdojë të administrohet edhe më keq.  Padyshim, me korrektësinë më të madhe po flas, na mungojnë shumë gjëra. Situata nuk është se lulëzon, vazhdon të çalojë. Dridhet!

Epo, vërtetë jeni të lig. Sa më bezdisni! Pengoheni dhe kacavirreni, ndërsa e keni zët ta pranoni. Sidomos, kur ia bëni qejfin vetes. Derisa nuk mësoni se synimet e mia janë të arritshme, do ngulni këmbë në interesat tuaja të errëta.

Më kuptoni, nuk tronditem! Jam gati të them gjithçka. Porse një Perëndi vëren nga lart gjërat. Edhe pse ato, njerëzisht janë të kristalta, madje ngjyra-ngjyra, si në kaleidoskop. Po halli i zi që nuk shihni e nuk ndër veproni mbi pasojat, sfidat që na rrethojnë. Apati e patetikë në një koshere, në një vend, në një kohë. Kupa është mbushur. Edhe limiti dalëngadalë mbaron.

Të mbetet mes nesh, faji s’falet gjithnjë! Të gjithë do të përfundoni në çantën time.