` . 77 persona nuk e kanë respektuar orën policore, 58 janë arrestuar - TV-SHENJA

77 persona nuk e kanë respektuar orën policore, 58 janë arrestuar

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut 77 persona nuk e kanë respektuar orën policore, me ç’rast janë arrestuar 58 persona.
Siç bëri të ditur sot MPB-ja, sa i përket masës për mosbartjen e mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 37 shkelje.
Për 24 orët e fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 11 personave iu janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 27 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim. Nga ana e nëpunësve të policisë, theksohet, nuk janë evidentuar persona të cilët nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetizolim.