` . 70 persona për gjashtë muaj e kanë humbur jetën në aksidente trafiku - TV-SHENJA

70 persona për gjashtë muaj e kanë humbur jetën në aksidente trafiku

Në aksidentet trafiku jetën në Maqedoninë e Veriut e kanë humbur 70 persona. Këto të dhëna janë për gjashtëmujorin e parë të viti 2019-të. Në vitin 2018-të, sipas të dhënave të SPB Shkup, numri i përgjithshëm i viktimave në aksidente ka qenë 118-të.
Për forumin për aktivizëm qytetar, viti 2019-të është viti më i zi i rrugëve dhe janë të nevojshme ndryshimet urgjente sistematike.
“Vetëm për shembull për krahasim, në gjashtë muajt e parë të vitit 2019-të ka rritje të numrit të aksidenteve për 20% në krahasim me vitin 2018-të, ndërkaq në krahasim me vitin 2017-të, për 25%”, sqarojnë nga Forumi për Aktivizëm Qytetar.
Prej atje theksojnë se ekzistojnë vetëm përkushtime deklarative, por është intensiteti i aktiviteteve dhe reformat, apo ndryshimet sistematike dhe thelbësore.