` . 68 për qind e grekëve kundërshtojnë termin Maqedoni – TV-SHENJA

68 për qind e grekëve kundërshtojnë termin Maqedoni

Thuajse shtatë nga dhjetë grekë nuk pajtohen me termin që Maqedonia të përfshihet në emëR.
Sipas sondazhit të agjencisë “Mark” për gazetën greke “Proto Tema”, 68% e të anketuarve janë përgjigjur negativisht në pyetjen nëse Greqia duhet të pajtohet për një emër kompleks me termin Maqedoni. Vetëm 23.6 përqind e të anketuarve dhanë një përgjigje pozitive.
“Nuk pajtohet shoqëria greke, nga Evros e deri në Kretë, as përkrahësit e SYRIZA (64 përqind). 68% e grekeve thonë “jo”, që termi Maqedonia të jetë pjese e emrit të shtetit fqinj është rezultati i një sondazhi për gazetën “Proto Thema” në faqen e parë, sa i përket sondazhit të kryer.
“Sallate maqedonase” –shkruan “To Vima” në kryeartikullin e saj ku thekson midis të tjerash se duket që “Kotzias dhe Dimitrov do të shmangin negociatorin e OKB duke e marrë vetë përsiper procesin”.
Nga ata që iu përgjigjën negativisht pyetjes në lidhje me termin Maqedoni, sipas rezultateve, 63.8% janë votues të SYRIZA-s në pushtet dhe është e ngjashme me ata që votuan për opozitën Demokracia e Re në zgjedhjet e vitit 2015, ku 67% ishin kundër termit “Maqedoni”.
Ndërsa emri Maqedonia duket se ka përçarë partitë dhe opinionin publik në dy vendet, sipas “To Vima” amerikanet dhe europianët kërkojnë që çështjen e mprehtë ta zgjidhin vetë kryeministrat Tsipras dhe Zaev.