` . 600 milionë fjalëkalime të “Facebook” janë bërë publike - TV-SHENJA

600 milionë fjalëkalime të “Facebook” janë bërë publike

Rreth 600 milionë fjalëkalime të “Facebook” dhe “Instagram” mund të jenë ekspozuar si pasojë e një e një mbikëqyrje nga kompania e rrjeteve sociale.

Lajmi u bë i ditur nga hulumtuesi i sigurisë Brian Krebs. Kjo do të thotë se informacioni ishte i lexueshëm dhe i kërkueshëm nga më shumë se 20,000 punonjës të “Facebook” që nga viti 2012.
Ndërkohë, “Facebook” e ka pranuar dështimin e tij të sigurisë, por ka premtuar se këto gabime do të rikuperohen sa më shpejtë. Për “Facebook”, pas skandalit të të dhënave, ky është një tjetër skandal që do të tronditë këtë kompani.