` . 60 fëmijë vdesin në spital, ju ndërpre furnizimi me oksigjen! (Video/Foto) – TV-SHENJA

60 fëmijë vdesin në spital, ju ndërpre furnizimi me oksigjen! (Video/Foto)

Të paktën 60 fëmijë kanë vdekur në një spital publik në veri të Indisë, thonë zyrtarët. Dyshohet se atyre iu ishte ndërprerë furnizimi me oksigjen për shkak të mospagesave.

Zyrtarët në shtetin indian, Uttar Pradesh, e kanë pranuar se furnizimi me oksigjen ishte ndërprerë, por kanë thënë se ky nuk ishte shkaktari i vdekjeve të fëmijëve.

Shumica e viktimave po trajtoheshin për encefalitet.

Vdekjet e tyre ndodhen përgjatë një periudhe pesëditore, nga e hëna, në spitalin “Baba Raghav Das” në Gorakhpur. Tridhjetë prej tyre vdiqën mes të enjtes dhe premtes, njofton ky spital.

Zyrtari i rrethinës Gorakhpur, Anil Kumar, e ka pranuar se ka pasur problem me pagesat e furnizuesit, por shtoi se vdekjet mund të jenë shkaktuar nga shkaqe natyrale pasi shumë pacientë ishin shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Indian workers examine oxygen cylinders at the Baba Raghav Das Hospital in Gorakhpur, in the northern Indian state of Uttar Pradesh

Relatives mourn the death of a children at Baba Raghav Das Hospital in Gorakhpur district of the Indian northern state Uttar Pradesh