` . 53 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve (VIDEO) - TV-SHENJA

53 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve (VIDEO)

Brenda 24 orëve të kaluara janë
regjistruar 53 raste të reja me Covid – 19 në vendin tonë, ndërsa numri i
përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 483.

Ministria i Shëndetësisë informon
se në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Febrile kanë ndërruar jetë pesë
persona, një grua nga Struga e moshës 71 vjeçare dhe një burrë i moshës 77
vjeçare nga Kumanova. Brenda 24 orëve janë bërë 414 teste, ndërsa deri më tani
në vend janë bërë 4920 testime për Covid – 19, bëjnë me dije nga Ministria e
Shëndetësisë, raporton Shenja.

Instituti për Shëndet Publik informon edhe për dy raste të vdekjes, edhe atë për një banor të Velesit i cili ndërroi jetë para disa ditëve, kurse rezultatet e tij për virusin korona janë vërtetuar pas vdekjes si dhe për një shtetas të huaj I cili ka jetuar në Shkup për 4 muaj. Ministria rikujton që edhe pacienti nga Kumanova i cili ndërroi jetë në datë 2 prill në Klinikën Infektive, rezultati pozitiv i këtij pacienti është konfirmuar dje në mbrëmje. Me këtë, në statistikën e sotme janë të evidentuar gjithsej 5 raste të vdekjes nga Covid 19.

Nga ana tjetër, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se sot ka përfunduar karantina shtetërore për 160 shtetasit e Maqedonisë, të cilët për 14 ditë ishin në karantinë shtetërore në hotelin ‘Ibis’ në Shkup dhe në një objekt në Demir Kapi. Fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka simptoma të COVID-19. Ata do të vazhdojnë që edhe për 14 ditë të tjera të jenë në vetizolim shtëpiak.