` . 40 të vdekur në Greqi nga koronavirusi - TV-SHENJA

40 të vdekur në Greqi nga koronavirusi

Në Greqi ka shkuar në 40 numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Mediat greke raportojnë se të dielën humbën jetën 7 persona. Pothuajse të gjithë viktimat vuanin edhe nga sëmundje të tjera të rënda.

Nga të dhënat rezulton se mosha mesatare e pacientëve në Greqi që kanë humbur jetën si pasojë e virusit është 71 vjeç.

Zëdhënësi i Ministrisë greke të Shëndetësisë konfirmoi se në vend janë konfirmuar deri më tani 1156 persona të infektuar me koronavirus COVID-19. Shumica e tyre ndodhen në Athinë.

Autoritetet shëndetësore greke thonë se 5% e pacientëve të infektuar e kanë të nevojshme që të shtrohen në spital.